Jashtë ambienteve të policisë për të marrë një konfirmim zyrtar nëse është Admir Murataj personi që është vrarë ditën e djeshme, në grabitjen e 10 mln eurove të 4 bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, pret edhe vëllai i tij, Tan Murataj.
“Kërkoj të di nëse është vëllai im. Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllanë. Familja jonë po merr ngushëllime. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri’, ka thënë ai.
Duket se për të konfirmuar zyrtarisht vrasjen e Muratajt, policia pret edhe analizën e ADN-së nga Greqia, vendi fqinj ku edhe ishte dënuar e më pas arratisur nga burgu.
Ndërkohë, Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht se trupi i pajetë i vrarë dje në grabitjen e 10 mln eurove në Rinas i përket Admir Muratjt, Policia e Shtetit ka shoqëruar gruan e tij.
Gruaja e Muratajt ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, e cila po pyetet me imtësi për këtë ngjarje.
Trupi i pajetë i grabitësit ka pësuar plagë të shumta, çka e bën edhe më të vështirë indetifikimin e tij.

