fbpx

Grabiti duke kërcënuar me thikë arkëtaren, prangoset i riu shqiptar

thike.jpg

Një shqiptar 28 vjeç është arrestuar nga  Policia në Kremona të provincës së Lombardisë. I riu akuzohet për vjedhje të rëndë në një supermarket.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku shqiptari ka kërcënuar me thikë arkëtaren. Më pas ai ka marrë paratë dhe është larguar nga vendndodhja. Arkëtarja ka bërtitur dhe i ka rrëfyer policisë ngjarjen e tmerrshme.

Autoritetet gjetën dhe arrestuan të riun si dhe sekuestruan thikën që ai kishte kërcënuar gruan.

Shqiptari thuhet se ka qenë në burg për trafik droge më parë.

Ai u dërgua në Prokurori në dispozicion të autoriteteve gjyqësore lokale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303