fbpx

Grabiti një bankë në Greqi, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

policia-greke1-768x428.jpg

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në shtetin grek pasi akuzohej për grabitjen e një banke.

Bëhet me dije se i riu ka qenë i kërkuar prej vitesh, por u kap vetëm tri ditë më parë në Parga.

Ai së bashku me ditë tjetër është futur në filialin e një banke dhe kanë kërcënuar punonjësit se do t`i vrisnin nëse nuk i jepnin paratë.

Ata kanë arritur të grabisin rreth 26 mijë euro dhe 200 dollarë amerikanë.

Ai ndodhej në kërkim që prej vitit 2012, kur kishte dalë me leje nga burgu i Patras, ku vuante dënimin me 12 vjet për grabitje të armatosur. Gjithashtu, ai ishte dënuar në mungesë me 19 vjet burg, për një tjetër grabitje me armë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303