Të tjera detaje janë bërë publike nga vrasja e Admir Murataj menjëherë pas grabitjes në Rinas më 9 prill.
Ekspertët e Mjekësisë ligjore pasi kanë shqyrtuar dhe studiuar rastin bëjnë me dije se Admir Murataj është qëlluar nga një distancë prej thuajse 15 metrash.
Në dokumentin e përgatitur nga ekspertët bëhet me dije se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë.
Ndërkohë, ende nuk dihet se me çfarë lloji arme është qëlluar për vdekje ai./real-news.tv

