Grabitja në Rinas/ Detaje të reja për personin e pestë të arrestuar

grabitja_ne_rinas-1.jpg

Pasi u bë e ditur se është arrestuar personi i pestë i supergrabitjes në Rinas, policia e Shtetit ka nxjerrë disa detaje të reja.

Bëhet me dije se i arrestuari E.Pikuli është 32 vjeç nga qyteti i Krujës.

Ai është kapur në mesnatë, ku mësohet se është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë.

Mbi E.Pikulin rëndojnë këto vepra penale: ‘Vjedhja me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’; ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Grabitja në Rinas ndodhi datën e 9 prillit, ku i vrarë mbeti Admir Murataj./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303