fbpx

Grabitja në Rinas, një tjetër provë për kapjen e autorëve

WhatsApp-Image-2019-04-09-at-16.30.49.jpeg

Përveç viktimës Admir Murataj që është cilësuar si “gabimi” më i madh që kanë bërë grabitësit e Rinasit duke e lënë në rrugë e duke i dhënë kështu mundësi grupit të hetimit të zbërthejë gjithë ngjarjen e autorët e mundshëm, një tjetër element mund të shërbejë si provë.

Grabitësit pasi kanë djegur makinën kanë lënë pas edhe këtë dorezë.

Është gazetarja e terrenit Dorjana Bezat ajo e cila ka fotografuar dorezën që mund të shërbejë si provë e të çojë në identifikimin e një tjetër autori të përfshirë në grabitjen e bujshme të miliona eurove brenda Aeroportit të Rinasit.

‘Paratë u vodhën, grabitësit ikën, makinat u dogjën, doreza mbeti…’, shkruan Bezat.

Siç u shpreh edhe vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, policia ka prova shumë të forta, ndaj ajo që mbetet tani është zbardhja e plotë dhe e shpejtë e ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303