Grabitja në Rinas, vritet njëri prej autorëve

Një makinë e transportit të vlerave monetare ka rënë pre e grabitjes në Rinas gjatë ditës së sotme.

Pak minuta më parë,  policia ka publikuar një informacion paraprak lidhur me ngjarjen.

Mësohet se i vrarë ka mbetur njëri prej grabitësve të parave që u vodhën sot në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Gjithashtu, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në pistën e avionit, ku më pas është përhapur edhe zjarr.

Policia ka vendosur në dispozicion një helikopter për gjetjen e autorëve të grabitjes në Rinas, si dhe janë angazhuar gjithashtu forcat policore si RENEA dhe FNSH.

Ndërkohë, ende nuk dihet shuma  e parave që u grabit ditën e sotme./real-news.tv