Grabitje e jashtëzakonshme në mes të ditës te ‘Rruga e Durrësit’

Një vjedhje spektakolare është shënuar ditën e djeshme në mes të ditës te Rruga e Durrësit.

Një video ka qarkulluar në media sociale, ku shihet se si një i ri ka grabitur një laptop në një dyqan me pajisje elektronike.

Ai hyri brenda dyqanin, pikasi laptopin e më pas e fsheh poshtë bluzës.

Menjëherë ai largohet nga dyqani, duke kthyer kokën pas.

Kështu që kamerat e kanë fokusuar fytyrën e tij dhe autoritetet janë në kërkim të tij.