Një grabitje ndodhi në hotelin prestigjioz “Royal Monceau” ku qëndron Lionel Messi dhe familja e tij.
Hoteli luksoz mjaft i njohur në Paris, konsiderohet si një ndër vendet më të sigurta, por persona të maskuar kanë arritur që të futen brenda dhe të vjedhin mijëra euro kesh dhe bizhuteri, e të largohen pa u rënë në sy. Hetuesit kanë arritur të dallojnë dy persona të maskuar, por pa arritur që t’i identifikojnë.
Kostoja e qëndrimit të familjes Messi në këtë hotel është 20 mijë euro nata, ndërkohë që vetëm së fundmi ylli i PSG-së ka arritur që të blejë një banesë të re. Dhoma e grabitur është një kat më sipër suitës ku qëndron familja Messi.

Grabitja mendohet se ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje një javë më parë.
Atë natë, PSG-ja luante në kampioat kundër Metz, por ylli argjentinas qëndroi në shtëpi sepse ishte i dëmtuar.
Nga informacionet e marra, grabitësit kanë arritur që të hyjnë nga një derë e një ballkoni që ka qenë e hapur, e dhoma ishte marrë nga një konsulente financiare që qëndronte në Dubai. Një tjetër klient raportoi se i kishin vjedhur orën. Në total raportohet se kanë ndodhur 4 grabitje.

