Gratë që ngrenë zërin janë më shëndetshme, zbuloni arsyet pse

brunette-young-woman-screaming-CHAF000589.jpg

Menaxhimi i emocioneve është shpesh një proces i ndërlikuar. Ndonjëherë është e nevojshme t’i zbusni, të heshtni ose të mbani qetësinë në momente stresi. Nëse dëshironi të mos i lëndoni marrëdhëniet personale duhet të veproni në këtë mënyrë. Mirëpo, ka edhe nga ato raste kur në lidhje të ndryshme duhet të shpreheni. Në fund të fundit, njerëzit mund të keqkuptohen nëse ju nuk flisni dhe nëse nuk tregoni atë që ndjeni.Sidoqoftë, ju duhet të dini se të dyja sjelljet kanë efekte të rëndësishme në shëndetin tuaj. Por ngritja e zërit nuk është gjithmonë një ide e keqe.

Heshtja automatike

Heshtja automatike është një sjellje në të cilën përfshihen njerëzit kur kanë frikë të shprehin emocionet e tyre të vërteta. Ata shqetësohen se ndjenjat e tyre mund të ndikojnë në marrëdhëniet me njerëzit e afërt: familjen, miqtë apo kolegët. Ata zgjedhin heshtjen automatike, sepse kanë frikë se mund të lindë një konflikt dhe nuk duan të bëhen shkak për shkatërrimin e një marrëdhënjeje.

Sa më shumë të bërtisni, aq më pak stres

Një nga pikat që studiuesit matën ishte shpeshtësia në të cilën këto gra përjetuan zemërim ose shpërthime euforie. Ata i adresuan këto si momente, kur ato ishin në gjendje të linin emocionet, duke ngritur zërin e tyre për të folur për çështjen që kaq shumë i ka irrituar. Studimet treguan se në rastet kur ndodh shpërthimi dhe ngrihet zëri, kjo gjë i bën mirë shëndetit, sepse nëse flisni nuk i shtypni ndjenjat tuaja.

Fshehja e emocioneve tuaja ka pasoja fizike

Mbajtja e një fasade gëzimi dhe qetësie nuk do të thotë se kjo gjendje është reale. Është një sjellje që lidhet me një ndjeshmëri më të madhe për refuzimin. Nëse jeni gjithmonë gati për të tjerët vetëm, sepse nuk dëshironi të shkatërroni marrëdhëniet që keni me ta, kjo gjë ul jetëgjatësinë e burrave dhe grave në të gjithë botën. Gjatë këtyre episodeve, presioni i gjakut dhe nivelet e glukozës rriten, kështu që mundësia e zhvillimit të një gjendje kardiovaskulare rritet gjithashtu.

Ka një mënyrë të shëndetshme për të shprehur veten

Megjithëse ngritja e zërit herë pas here për të lëshuar emocione negative mund të jetë çliruese, duhet të kemi parasysh gjithashtu se kjo na mundëson të themi gjëra që nuk na ndihmojnë në marrëdhëniet tona. Për këtë arsye, është mirë të mbani mend dhe të tregoni respekt për veten dhe njerëzit që ju rrethojnë, pasi është thelbësore për të pasur një trup dhe marrëdhënie të shëndetshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303