Greqi/ ‘Mori thika në gjoks’, dalin detajet nga vrasja e shqiptarit

Trikala1.jpg

Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptar është raportuar nga burgu i Trikalës, në Greqi. Mediat greke kanë raportuar për vdekjen e një të riu nga Shqipëria, 29 vjeç.

Kështu “Pontos News” nënvizon se i riu shqiptar ka marrë plagë të shumta dhe u plagos rëndë, përpara se të dërgohej në spital, ku do të gjente vdekjen. Sipas drejtorit të spitalit Dimitris Parthenis, një raport mjekësor do të japë edhe arsyet e vdekjes së shqiptarit.

“Trikalavoice” shkroi se shqiptari nuk ka vdekur menjëherë në burg, por ishte transportuar edhe në spital. Ndërkaq, media greke e fokusuar më së shumti në ngjarje të kronikës së zezë “Zougla” raporton se shqiptari është goditur me thika në gjoks e në këmbë.

  • foto galeri foto galeri foto galeri

Sipas “Zougla”-s, shqiptari i plagosur rëndë është nisur menjëherë për në spital me ambulancë. Plagët që ka marrë ishin të shumta dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë. Ajo që dihet është se lëndimet që ka marrë në trup kanë qenë në kufijtë e horrorit.

Gazeta tjetër helene “Tribune” shkruan se shqiptari 29 vjeç u plagos me thika në gjoks e trup, pas një tjetër përleshjeje të egër mes të burgosurve të Trikalës. Kjo media thotë se agresorët janë dy të burgosur rusë.

“Autorët e therën atë në gjoks, këmbë dhe brinjë”, thuhet në artikull. Ky është incidenti i dytë i përgjakshëm midis të burgosurve në burgjet e Trikalës në 20 ditët e fundit. Më 12 prill, një 55-vjeçar i burgosur shqiptar sulmoi dhe vrau një 66-vjeçar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303