fbpx

Greva/ Pedagogë dhe studentë, takim në ambasadën gjermane

auto_Screenshot_11549289843.png

Sot në ambasadën gjermane janë pritur disa pedagogë dhe studentë të Universitetit të Tiranës.

Mësohet se gjatë takimit, dy grupet kanë diskutuar në lidhje me protestën studentore, grevën e pedagogëve si dhe kushtet në konviktet në Shqipëri.

Duhet theksuar se qeveria gjermane ka ofruar një fond prej 20 milion euro për konviktet në Shqipëri, të cilat priten të shpenzohen për përmirësimin e kushteve.

Nga ana tjetër, Unioni Studentor Gjerman ka kërkuar që të mbikëqyrë konviktet dhe të vlereësojë kushtet, por ende nuk ka marrë një përgjigje nga drejtoresha e konvikteve

Së fundmi, Ambasada gjermane është solidarizuar me studentët dhe kanë mbështetur protestën dhe ngujimin e tyre.

Më tej, institucioni ka dënuar dhunën që i është ushtruar studentëve, më së tepërmi në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303