TË FUNDIT

Greva për 27 pagat, gjendja shëndetësore e tyre po rëndohet

Vijon për të tretën ditë rradhazi greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem.

Ata pretendojnë se nuk janë paguar prej 27 muajsh. Me kalimin e kohës gjendja e tyre shëndetësore rëndohet.

Grevistët shprehen se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre.

Për të parë gjendjen e tyre shëndetësore kanë ardhur mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit.

Doktor Shefqet Zylali: Gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet dhe ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Me punën në stacionin elektrik grevistët siguronin të ardhur për të mbajtur familjen e tyre. Ata vendosën që të dalin në grevë urie pa asnjë kthim pas.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat