TË FUNDIT

Grupi Parlamentar i PD del me një qëndrim, cilat janë tre konkluzionet

Ditën e sotme shumica e deputetëve i kanë kërkuar Bashës që të ‘bëjë një hap pas’, ku mes tyre janë kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar për të diskutuar mbi rezultatin e arritur në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Tre janë konkluzionet: një hap pas i zotit Basha e zotit Berisha, grup i përbashkët pune, zgjedhjet me qëllim rindërtimin e besimit pas bashkimit të Partisë”- tha Alibeaj.

Mbledhja po vazhdon ende ndërsa pak më herët janë larguar Ferdinand Xhaferaj dhe Tomor Alizoti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat