Gurvenatori i Bankës bën paralajmërimin e frikshëm për shqiptarët

????????????????????????????????????

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko duke folur për situatën aktuale politike në vend, tha se kriza politike mund të godasë aktivitetin ekonomik,

Sejko theksoi se në Shqipëri është ulur niveli i papunësisë, kurse shtoi se paga mesatare ka njohur rritje me 4.9 për qind.

“Punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje. Sipas INSTAT, niveli i papunësisë u ul, kurse paga mesatare është rritur me 4.9 përqind. Ambienti financiar paraqitet stabil. Kursimet gjithashtu kanë njohur rritje.

Kredia me probleme ka trend rënie, kjo tregon se sektori i kredisë është më i stabilizuar. Zgjatja e mosmarrëveshjeve në politikë mund të bëjë që të ketë probleme në ekonomi. Këshilli bikëqyrës mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme për rastin, duke mbajtur të palëvizur normën e interesit. Kursi i këmbimit varet nga faktorë sezonalë”, tha Sejko ndër të tjera.