Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj lidhur me kontrollin tatimor në bizneset e Agron Dukës, në kohën kur i vëllai, Armand Duka është përfshirë në debatin për kreun e FSHF.
“Domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë. Ha Ha Ha”, shkruan Meta.

