TË FUNDIT

Habi Kryemadhi: Ulja në tryezë me Edi Ramën zgjat krizën politike

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sot se ulja në tryezë me kryeministrin Edi Rama do të zgjaste dhe do të zvarriste krizën politike në Shqipëri. Për kryetaren e LSI, opozita ka paraqitur një platformë të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza dhe sipas saj, dialogu fillon në momentin që garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Nuk mendoj se është një çështje tryeze, është që mediat dhe gazetarët nuk merren me thelbin, por me aparencën sepse çfarë ka ndodhur në Shqipëri, në Shqipëri ka ndodhur që politika merret me fasadë, merret me propagandë, nuk merret me thelbin e asaj çfarë ndodh? Ne si opozitë kemi një material të nënshkruar 7 muaj përpara më 23 prill të 2019, ku janë më se të qarta kushtet e opozitës, sikurse edhe fronti opozitar, tryeza e partive aleate të frontit opozitar, mblidhet në mënyrë permanente dhe ka një draft, një plan punë, një action plan mund të themi për daljen e vendit nga kriza që janë shumë të thjeshta.

Çdo diskutim dhe çdo monolog politik që mund t’i ofrojmë sot shqiptarëve është largimi i vëmendjes nga problemi. Ajo që opozita e ka bërë shumë të qartë është se vetëm zgjedhjet e reja janë ato që mund ta nxjerrin vendin nga kriza, zgjedhjet të tjera që t’ju garantojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjidhje të cilat janë të distancuara dhe të ndara përfundimisht nga krimi dhe ndërhyrja politikë në procesin e administrimin e zgjedhjeve. Ju thatë pak më përpara që Kosova për 2 orë nxori rezultatin dhe çdo gjë ishte dhe çdo veprim i ndërhyrjes së segmenteve të drejtësisë ndaj çdo intimidimi apo ndaj çdo prekjeje apo krimi elektoral, ishte i menjëhershëm. Çka do të thotë që ajo çka kërkon opozita sot është e domosdoshme.

Ulja në tryezë për hir të së vërtetës do të zgjaste procesin e krizës dhe ulja në tryezë do të sillte po të themi një zvarritje të problematikave ashtu sikurse për hir të  së vërtetës duam apo s’duam nga dialogu në politikë zgjidhet kjo krizë, në të cilën është përfshirë sot Shqipëria dhe shkaktari i kësaj krizë është pikërisht mazhoranca dhe z.Rama.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka bërë që ne të mos kemi një arbitër të zgjidhjes së problemeve. Mungesa e pavarësisë së sistemit të drejtësisë sigurisht që ka bërë një kapje të këtij sistemi dhe mosfunksionimin e dialogut politik. Dhe ajo që mendojmë ne si opozitë është që institucionalizimi i dialogut politik nuk duhet bërë thjesht kur ka problem Rama, flasim për dialogun politik. E mbani mend se çfarë u kërkua nga partnerët tanë ndërkombëtarë ne fillim të procesit të fushatës të votimeve të 30 qershorit pa u anuluar dekreti  i Presidentit.

Pra nga partnerët ndërkombëtarë u kërkua një ulje në tryezë, u kërkuan një dialog, u kërkua krijimi i një hapësire për t’u ulur pak kushti nga të dy palët, por i vetmi njeri që nxitoi me vrap për të kundërshtuar dialogun ishte z.Rama dhe tha flasim pas datës 30 qershor.

Tashmë që z.Rama ka ngelur në një proces, i cili nuk ka nga të lëvizë, kërkon dialog për të kaluar koncesionet e tij dhe unë mendoj që opozita nuk ka pse t’i japë dialogun për koncesionet e Edi Ramës ku shqiptarët gjobiten dhe taksohen me taksa shumë të larta dhe ndërkohë paratë e shqiptarëve shkojnë në xhepat e oligarkëve dhe në xhepat e Edi Ramës.

Pra dialog për të shpëtuar ekonominë e Ramës dhe të oligarkëve besoj se nuk është i gatshëm asnjënjeri, por dialog …”, tha Kryemadhi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat