Në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm për Reformën zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari, në postin e bashkëkryetares ka marrë fjalën dhe ka bërë një deklaratë shokuese.
Sipas saj një mandat deputeti kushton 1 milionë euro. Sipas Hajdarit, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë demokratike por janë kthyer në treg të zi për blerje deputetësh.
“Reforma e re do të jetë shumë ambicioze, pasi kemi kohë që kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e 2013, 2015, 2017-tës , duke iu referuar OSBE-së kanë pasur probleme. Kemi arritur në një pikë ku një mandat nga një deputet kushton 1 milionë euro, duke marrë parasysh këtë situatë të vështirë, zgjedhjet nuk janë demokratike por janë kthyer në treg të zi. Ne duhet të arrijmë një konsensus politik që ti japë mundësi shqiptarëve të zgjedhin dhe të përfaqësohen në Kuvend. Gjatë këtij mandati do të krijojmë një tryezë politike e cila do të kërkojë një sërë sistemesh dhe do të shohim se cili i përshtatet dhe përputhet me Kushtetutën e Shqipërisë”,-tha ndër të tjera deputetja Rudina Hajdari. /real-news.tv/

