Hakmerret pas sherrit, 43 vjeçari merr çakmakun dhe i vë flakën…

Një person është arrestuar, pasi u ka vendosur zjarrin 370 rrënjëve ullinj. I arrestuari është P.P. 43-vjeç nga fshati Sopik.

Ai u kap në fshatin Rumanxa duke u vënë zjarrin 370 rrënjë ullinj në pronësi të personit me inicialet Dh.B.

43-vjeçari akuzohet për shkatërrim të pronës, ndërsa shkak i zjarrvënies dyshohet se mund të ketë qenë ndonjë konflikt me pronarin e ullinjve dhe për këtë shkak është hakmarrë.