Happen sot aplikimet për Lotarinë Amerikane. Nga sot deri në datën 9 nëntor keni mundësi të aplikoni.
Asgjë nuk ka ndryshuar për nga mënyra se si aplikohet, por këshillohet ruajtja e numrit të konfirmimit, në një vend të sigurtë, pasi do t’ju duhet për të parë nëse jeni përzgjedhur ose jo vitin tjetër. Gjithashtu bëni kujdes, të mos aplikoni më tepër se një herë, pasi skualifikoheni automatikisht.
Rikontrolloni disa herë plotësimet që keni bërë, përpara se të dërgoni aplikimin, për t’u siguruar që nuk keni shkruar asgjë gabim. Cilësia e fotografisë është tepër e rëndësishme, por këtë mund ta zgjidhni duke i treguar fotografit se dëshironi një fotografi për Lotarinë Amerikane, pjesa më e madhe e tyre i dinë standardet e fotos.
Çdo vit përzgjidhen rreth 50,000 persona nga vende të ndryshme të botës.

