Hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm më 19 mars

Genti-Ibrahimi.jpg

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi ka bërë me dije se më 19 mars do zhvillohet gara për Prokuror të Përgjithshëm.

Kujtojmë që pas mandatit të Adriatik Llallës, Arta Marku u zgjodh si prokurore e Përkohshme e Përgjithshme nga mazhoranca me 69 vota.

Sipas Ibrahimit, në qershor do kemi SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme gati.

Sa i takon SPAK-ut, Ibrahimi thotë se deri më tani kanë aplikuar 11 kandidatë.

“Ligji na jep tre muaj kohë pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përgatitjen e rregullores. Në datë 19 mars hapet gara për gara për Prokurorin e Përgjithshëm. Në muajin qershor do të kemi Prokurorin e ri të Përgjithshëm, ndërsa do të jetë ngritur edhe SPAK-u”, tha kreu i KLP.

Së fundmi, në lidhje me mungesën e zyrave, Ibrahimi përgjigjet: Është përgjegjësia e qeverisë që duhet të zgjidhte problemin e zyrave të Këshillit të Lartë të Prokurorisë“./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303