fbpx

Haradinaj i përgjigjet Stoltenbergut: Për ushtrinë Kosova është një, nuk ka veri e jug

ramush-4.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për mediat pas mbledhjes së Qeverisë iu është përgjigjur deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, rreth Ushtrisë së Kosovës dhe asaj se a do të ketë të drejtë që ushtria të shtrijë veprimin në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në Samitin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, sot është diskutuar për FSK-në dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku sipas tij, forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it.

Haradinaj tha se në vend nuk ka veri dhe jug, por është Kosova në tërësi.

“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri, më nuk ka veri e jug, është një Kosovë, duhet ta kuptojmë të gjithë, edhe presidenti edhe unë edhe të gjithë. Nuk ka më specifike a është veri a jug, Kosova nuk është e interesuar me krijuar doktrinë me qit ushtrinë kundër popullit të saj”, tha ai. /Real-news.tv/ 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303