Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se Serbia nuk mund ta njeh Kosovën pa u bërë ndonjë kompromis.
Haradinaj ka shkruar në Twitter se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte.
Ai ka thënë se Kosova është e gatshme për falje dhe pajtim.
“Kosova ndan interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe stabilitet në Ballkan, që mund të arrihet kur Kosova dhe Serbia të njohin njëra-tjetrën me kufijtë ekzistues. Dialogu duhet të rifillojë pa kushte. Kosova është gati për falje, pajtim dhe të vërtetën”-ka shkruar Haradinaj.
Vuçiç e bëri deklaratën e tij pas takimit me senatorët amerikan Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson në Beograd. Këta të fundit kanë thënë se duan të bëjnë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

