Haradinaj i vendosur: Kosova nuk do të ndahet, do ta mbrojmë me çdo çmim!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar se Kosova nuk do të ndahet.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës do të mbrohet me çdo çmim.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, sot përmes një konference për media tha se ka plane të fshehta mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për ndarje të Kosovës.

Sipas tij, presidenti Thaçi duke mashtruar popullin e vet po vazhdon të shtyjë përpara agjendën ruse për ndarje të Kosovës.