22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ramush Haradinaj reagon ashpër ndaj BE-së: Keni humbur rrugën

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj BE-së e cila kritikoi miratimin e Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas tij, deklarata e BE-së është dëshmi se ky institucion ka humbur rrugën ende pa dalë në oborr. Gjithashtu kreu i ekzekutivit kosovar ka dënuar me forcë deklaratën e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, e cila iu tha mediave serbe se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut mes të dyja vendeve.

Për Haradinajn, ky qëndrim i Koçijançiç cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. “Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.”, shkruan Haradinaj./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat