Haradinaj: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Held.

Gjatë takimit, kryeministri ia ka bërë me dije edhe një herë ambasadorit gjerman se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe që ka shënuar progres të konsiderueshëm në fushën e sigurisë.

“Në takimin e rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ndër të tjerash theksova se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ka shënuar progres të konsiderueshëm në fushën e sigurisë, rendit dhe ligjit dhe është e përkushtuar që të avancojë me raportet bilaterale me Gjermaninë dhe, gjithmonë e gatshme për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje”, ka shkruar kryeministri në ‘Facebook’./real-news.tv/