Haradinaj: Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore

haradinaj-5.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për gazetarin gjerman, Thomas Roser, ka folur sërish për çështjen e kufijve.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do të diskutojë për kufi dhe territore.

“Në një intervistë dhënë gazetarit Thomas Roser, e publikuar në gazetat Die Presse, Stuttgarter Zeitung dhe Tageblatt, ndër të tjerash kam theksuar se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore dhe se dialogu i udhëhequr nga BE do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj më tej ka theksuar se hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin.

“Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj. Vendi ynë përshëndet zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon”, ka shkruar më tej, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303