Haradinaj: Ndërkombëtarët e kanë kuptuar që nuk i nënshtrohemi Serbisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar ditën e sotme se me vendosjen e tarifës për mallrat serbe, Kosova i ka treguar Serbisë që nuk mund t’i japë detyra dhe ndërkombëtarëve i ka treguar se Kosova nuk nënshtrohet ndaj shtetit serb.

Gjatë vizitës në Ferizaj, ku ka kërkuar votën e 6 tetorit, Haradinaj u shpreh se do ta bëjë Kosovën vend për të rinjtë dhe të moshuarit duke mos i lejuar që të largohen nga vendi.

Ndërkaq gjatë tubimit, ai ka folur edhe për komunën e Ferizajt dhe ndihmën që, sipas tij, i është dhënë këtij qyteti gjatë qeverisjes së Haradinaj./real-news.tv/