fbpx

Haradinaj: Në Berlin shkova pa kushte, atje më vendosën kushte

haradinaj-2.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temë “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”, ka thënë se shqiptarët dhe serbët janë dy fqinjë dhe kjo gjë nuk mund të ndryshojë.

Sipas tij e kaluara është tragjedi, por duhet vazhduar përpara.

“Ne jemi fqinjë, shqiptarët dhe serbët. Nuk mund më të zgjedhim, dhe nuk ka si ndryshon kjo. Dy fqinjë mund të zgjedhin a duan të jetojnë në telashe apo në paqe. E vërteta është që e kaluara është telashe, nënkupton tragjedi, dhimbje e shumëçka tjetër. A vjen ndonjë brez që dëshiron ta ndryshojë këtë, është vendim që duan popujt në të dy anët. Në Kosovë jemi të interesuar për paqe, jemi të interesuar të kalojmë në ardhmëri. Besoj që kjo është vërtetuar me pjesëmarrjen tonë në dialog”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se në Samitin e Berlinit ka shkuar pa asnjë kusht. Ai ka thënë se nga përvjetori i një masakre është nisur për në Samit, ndërsa atje i janë vënë kushte.

“Unë shkoj në Berlin sepse duam të ecim përpara. Është gabim pozicioni edhe i Washingtonit edhe i evropianëve, edhe i Berlinit, edhe i Parisit, që t’ia pranoj kushtin  Serbisë për vazhdimin e dialogut me heqjen e tarifës”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera Haradinaj ka theksuar se nëse nuk vendoset korrektësi në parime është vështirë të arrihet rezultati.

“Jemi për një marrëveshje të paqes por duhet të vërtetohet e vërteta”, shtoi ai./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303