23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Haradinaj: Ne nuk ndërhyjmë në punët e Serbisë

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur akuzave që kanë ardhur ditëve të fundit nga Beogradi se qëndron pas protestave të fundit në shtetin fqinj, kundër Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç dhe partia e tij në qeveri, si dhe aleatët e tij politikë, janë gjetur javëve të fundit në valë protestash nga opozita, ndërsa kreu i shtetit serb kishte akuzuar Haradinajn se qëndron prapa këtyre lëvizjeve.

Por të martën, në një konferencë për shtyp, Haradinaj përjashtoi mundësinë që ai apo dikush në Kosovë të ketë gisht në këto zhvillime.

“Apelojmë te zyrtarët e Serbisë që çështjet e brendshme t’i kryejnë brenda vetë dhe të na lënë neve t’i kryejmë punët tona”, tha Haradinaj.

“Edhe zyrtarët e BE-së duhet t’ia kërkojnë këtë Serbisë”, shtoi ai.

“Në kemi problemet tona, nuk po na bie ndërmend për Serbinë dhe atë çka ndodh atje”, tha kreu i qeverisë së Kosovës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat