fbpx

Haradinaj: Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë derisa të njihet Kosova

h.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sërish për taksën ndaj Serbisë.

Ai ka theksuar se nuk do të tërhiqen derisa të njihet Kosova nga shteti fqinj.

Më tej, Haradinaj qartësoi edhe marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në, ku theksoi se taksa nuk është vendosur ndaj Amerikës, por Rusisë.

Sipas Haradinaj, Serbia dhe Rusia po përdorin të gjitha instrumentet për zhbërjen e shtetit kosovar.

Lidhur më çështjen e ndarjes së territoreve, Haradinaj nënvizoi se kjo nuk do ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët kanë dhënë mjaftueshëm territor.

“Po thuhet se duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, tha Haradinaj./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303