Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media.
Ai ka thënë se pret nga Bashkimi Evropian të shtojë fokusin në Ballkanin Perëndimor, pas zgjedhjeve evropiane.
“Është e vështirë për mua të bëjë parashikime për rezultatin e zgjedhjeve. Shpresoj që BE-ja do ta rrisë fokusin e saj në Ballkan. Ne jemi në komunikim direkt me Uashingtonin për zhvillimet tek ne dhe në vendet e rajonit”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri shtoi se Kosova ka sfida të shumta, derisa akuzoi BE-në rreth qasjes së saj ndaj Serbisë.
“Serbia po blen armë në Moskë, ato armë janë për qëllime të luftës. Serbia po merr para nga taksapaguesit e saj dhe po hap vende pune në Moskë, BE-ja spo ankohet prapë po i jep fonde IPA”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj bëri apel tek të gjithë liderëve të rajonit që të luftojnë për më shumë Evropë.
“Të luftojmë për ma shumë Evropë, dhe t’i kuptojmë specifikat e njëri-tjetrit. Kosova ka më shumë nevojë për fondet IPA se çdo vend tjetër në rajon”, tha Haradinaj./real-news.tv/

