Haradinaj ‘përplasje’ me komisionerin Hahn

Teksa po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati një takim me eurokomisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn

Haradinaj pati një përplasje me Hahn, teksa i përmendi atij të drejtën e vendimmarrjes si shtet në çështjet e saj të brendshme.

Kryeministri kosovar u shpreh gjatë takimit me eurokomisionerin se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, në momentin që nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.

‘Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.

Këtë ia thashë Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin pata rastin të diskutoj, së bashku me Zëvendëskryeministrin Pacolli, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.

Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar’, është shprehur kryeministri Haradinaj pas takimit. /Real-news.tv/