fbpx

Haradinaj: Taksa, ambient të sigurt për prodhimet vendore

haradinaj-1.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me vendosjen e taksës, kanë krijuar ambient shumë më të sigurt për prodhimet vendore.

Në një takim me qytetarët dhe strukturat e partisë në Rahovec, Haradinaj foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se Evropa duhet të japë diçka, që t’i ndreqë të dyja palët. Haradinaj përmendi edhe kufirin me Malin e Zi, ku tha se do ta nxjerrë Qakorrin dhe Kullën.

Kryeministri i Kosovës tha se punojnë në të gjitha drejtimet me Amerikën.

Haradinaj tha se kur ka kërkuar që Amerika të futet në dialog, shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini nuk ka dalë në konferencë për shtyp më të.

“Amerika është vend i madh, vend i fortë, është vend që kryen punë të madhe nuk mundet me ardh me i kry këto të voglat, e me ja nis prej fundit. Ne e kemi lypur ndihmën e Amerikës. Unë kur kam shkuar në Bruksel Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam thënë po du me hy Amerika në dialog, nuk ka dalur me mua në konferencë për shtyp, i kam thënë në rregull herën tjetër dalim bashkë. Por e dini si ka hyrë Amerika në dialog, se kanë shkuar njerëz prej Kosovës dhe Serbisë, dhe i kanë thënë hajde se e kemi marrëveshjen, e ata duke kujtuar që përnime ka marrëveshje kanë ardh, kur kanë ardh ka dalë që nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, sepse nuk jemi marrë vesh as me nda Kosovën, as në situata të tjera, dhe jo vetëm që e kanë marrë vesh që nuk kanë marrëveshje me Serbinë, por as mes veti nuk qenkan marrë vesh”, tha ai.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303