33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Haradinaj: Taksa nuk po e izolon Kosovën

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbisë është vendim dhe masë mbrojtëse ndaj agresivitetit të Serbisë. Haradinaj thotë se vullneti i Kosovës për dialog nuk është zbehur dhe se sipas tij Kosova është e gatshme për dialog çdo herë por pa kushte.

Haradinaj shtoi se  njohja Kosovë-Serbi duhet të ndodhë në respektim reciprok të Kosovës në kufijtë ekzistues dhe se njohja reciproke sipas tij është jo vetëm si kërkim falje por edhe si mundësi për të ecur përpara.

Ndërkaq, i pyetur nëse taksa po e izolon Kosovën, kryeministri Haradinaj tha se Kosovën nuk mund ta izolojë askush.

”Ne synojmë t’i takojmë familjes evropiane në Unionin Evropian, familjes së NATO-s që i prin Amerika dhe një miqësi me Amerikën. Është popull euroatlantik, nuk mundet askush të na izolojë ne. Mund të ketë mospajtime në ndonjë temë në vazhdimësi dhe është normale që të kemi mospajtime, sepse edhe në familje ka të këtilla. Mirëpo, ne jemi popull euroatlantik dhe s’ka se si të na izolojë askush, kurrë”-deklaroi Haradinaj./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat