TË FUNDIT

Harta e re gjyqësore/ Ulsi Manja: S’mund të ketë gjykata të shkallës së parë me më pak se 6 gjyqtarë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij në tryezën e organizuar sot nga Këshilli Lartë Gjyqësor në lidhje me çështjen e hartës së re gjyqësore tha se po i përgjigjet ndryshime ligjore, që kërkojnë që gjykatat e shkallës së parë të mos kenë më pak se 7 gjyqtarë.

“Sot jemi së bashku me kolegët e tjerë të drejtësisë, për tiu dëgjuar juve, ne do të flasim pak dhe më së shumti do tju dëgjojmë juve, në lidhje me draftin për hartën e re gjyqësore.

Kjo është faza e parë e diskutimeve publike, do të ketë një fazë të dytë, ku do të asistohet edhe nga Ministria e Financave. Harta e re gjyqësore buron nga ligji, ku është thënë shumë qartë që në gjykatat e shkallës së parë nuk mund të ketë më pak se 7 gjyqtarë, dhe në ato të apelit, nuk mund të ketë më pak se 10 gjyqtarë”, tha Manja.

Pro draftit për hartën e re gjyqësore është shprehur dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela.

“Ne e kemi ndjekur me vëmendje debatin për hartën e re gjyqësore, që lidhet dhe me rritjen e performancës së prokurorive. Ne kemi parë këtë kryesisht nga këndvështrimi jonë, por padiskutim këto takime i shërbejnë dhe marrjes së këndvështrimeve të tjera. Më duhet që të them se në situatën kur ne jemi organizimi i sistemit nuk i përgjigjet nevojave që ka vendi.

Nisur nga projekti që është paraqitur, bashkimi i prokurorisë do të eleminonte rrezikun e krijimit të stokut të çështjeve të pahetuara”, tha ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat