Bashkia e Korçës dënoi rastet e helmimeve të qenve të rrugës dhe shtëpiak, fenomen që u denoncua sot. Në faqen zyrtare, bashkia e qytetit juglindor shprehet se gjatë 2 viteve të fundit ka kryer sterilizimin, vaksinimin dhe matrikullimin e 345 qenve endacakë.
Ndër të tjera, bashkia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve duke ftuar çdo person që të adoptojë nga një qen rruge brenda mundësive.
Reagimi i Bashkisë së Korçës:
Imazhet e sotme nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë korçare dhe qëndrimin e bashkisë për këtë çështje. Ato synojnë veçse të shëmtojnë imazhin e Korçës.
Qytetarë të Korçës denoncuan sot në media pamjet e helmimit të qenve të rrugës në zona të ndryshme të qytetit. Ata pretendojnë se bashkia po organizon eliminimin e kafshëve endacake. Gjithashtu pretendohet se janë helmuar edhe kafshë shtëpiake. Në rrjetet sociale, komentues të shumtë i kërkuan kryebashkiuakut të Korçës Sotiraq Filo të dorëhiqej për këtë ngjarje duke e konsideruar “vrasës”, “kriminel”, etj.

