Helmoi vjehrrën, shtyhet vendimi për Marjana Cmetën

Shtyhet vendimi për Marjana Cmetën. Shkak është bërë mungesa e Prokurorit Besnik Muçi, pasi ky i fundit u emërua nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues. Ndërkohë edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet.

E pranishme ishte Çmeta, ndërsa në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës ishte i biri, Oltjon Lami. Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00

Kutjojmë se Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg në pretencë.