Heroinë dhe kokainë mes Tiranës, arrestohet “shefi” dhe bashkëpunëtorët

Policia e Tiranës pas një hetimi me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës finalizuan operacionin e koduar “Laboratori”, në ngarkim të një grupi kriminal në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike. Pjesë e grupit ishin 5 persona.

Policia ka arrestuar: F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzim Krimi”, shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikesh”.

Koka e grupit dyshohet se ishte shtetasi F. N., i njohur ndryshe me pseudonimin “Loli Verës”, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë, si P. P. me pseudonimin “Pipo” shisnin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme lënde të dyshuar Heroinë dhe Kokainë. Këta shtetas shitjen e lëndës narkotike Heroinë dhe Kokainë e bënin në disa zona të Tiranës./real-news.tv/