Hidhërim i madh/ Sharon Stone në zi, humb nipin e saj 11-muajsh

sharon.jpg

Aktorja e njohur Sharon Stone ka marrë goditjen e rëndë.

Nipi i saj River Stone, i cili ishte vetëm 11 muajsh ka ndërruar jetë.

Aktorja 63 vjeçare tha se vogëlushi vdiq si pasojë e mosfunksionimit të organeve. Më parë, Stone kishte treguar historinë e tij duke postuar një fotografi të fëmijës së intubuar në rrjete sociale.

Aktorja hollivudiane shpërndau një video prekëse në nder të vogëlushit që do të mbushte 1 vjeç në Shtator. “River william Stone 8 Shtator, 2020 – 30 Gusht 2021,” shkroi ajo krahas videos që e kishte shoqëruar me këngën “Tears In Heaven”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303