TË FUNDIT

Historia e dhimbshme e 26-vjeçares: Burri më kapi prej fyti, e dua akoma

Një 26-vjeçare ka rrëfyer dhunën e ushtruar nga burri ndaj saj, ku tanimë thotë se ndodhet në rrugë së bashku me vajzën 12 muajshe.

Ajo rrëfen se ajo në fillim burri sillej mjaft mirë ndaj saj, mirëpo pas një viti ai kishte ndryshuar shumë.

“Isha 23 vjeçe kur u njoha me bashkëshortin, kur ndodhesha në plazh me mamin. Prindërit e tij më pëlqyen shumë, më thanë që kishin një djalë. Ai ndodhej në Kosovë nuk ishte me ta. Më kërkuan të shkëmbeja numrat e telefonit. Pasi ata kanë shkuar në shtëpi në Kosovë, djali i tyre më mori në telefon. Më tha ‘prindërit e mi të kanë parë të kanë pëlqyer, do vij të takohemi nga afër dhe të të shoh’.

Pas 2 javësh erdhi nga Kosova i shoqëruar nga disa familjarë të tij. Babai i tij ka ngulmuar të më bënte nuse në atë familje. Folëm, mami më la të flisja vetë nëse do pëlqeheshim apo jo. Ndenjëm bashkë, në fillim mu duk shumë djalë i mirë, nuk di çfarë ndodhi më vonë. Unë i tregova që se kam babain, ai më tregoi jetën e tij, por më ka fshehur shumë gjëra. S’më ka thënë që ka qenë 2 herë i martuar dhe unë isha gruaja e tretë e tij. Këto i zbulova kur shkova atje tek ai”, tregoi 26-vjeçarja.

Më tej, ajo  tregon se burri jetonte në një fshat të Kosovës.

‘Ai dëgjonte nënën e tij për mua, i mohonte punët që bëja unë. Vjehrra kur ishte vetëm me mua në shtëpi sillej shumë ndryshe, kur vinte burri në shtëpi sillej shumë më mirë.

Fëmija ishte me dëshirë, kur isha shtatzënë nuk isha e qetë. Kur kisha lindur vajzën, kur ajo ishte 7 muajshe ai më dhunoi. Kur ka lindur, gocës i kanë tërhequr këmbën dhe ia thosha atij që vajza nuk ishte mirë. Ai më thoshte ‘vajza nuk ka asgjë’. E çuam tek mjeku, e vizituam. Mjeku tha që e kishte këmbën e nxjerrë. Ai më dhunoi mua se pse insistoja se vajza e kishte këmbën e sëmurë.

Unë mendova ta çonim fëmijën në Shqipëri. Ai nuk pranonte. Atë natë se di se si e ka bërë, më futi thonjtë në grykë. Unë ia largova vetë dorën dhe mora policinë 2 herë në telefon dhe denoncova që burri më kishte dhunuar. Ky iku direkt nga shtëpia dhe nuk erdhi fare atë natë. Unë isha shumë e stresuar. Të nesërmen telefonova nënën time e cila erdhi dhe më mori.

Së fundmi, gruaja shprehet e gatshme për tu rikthyer me burrin.

“Ai më tha ‘hajde në shtëpi, kam bërë gabim, më fal’. U riktheva në shtëpi atëherë. Nuk më kanë mbaruar ndjenjat për të. Nëse ai ka ndryshuar unë rikthehem për vajzën dhe akoma e dua atë. Nga ai dua jo të rikthehemi atje po ai të vijë dhe të jetojë me mua dhe vajzën.

Ai më ka shkruar dhe më ka kërkuar foto të vajzës, unë s’ia kam çuar sepse ai nuk interesohet fare për të, nuk telefonon të pyesë dhe as nuk dërgon asgjë”, tregoi 26-vjeçarja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat