Historia e dhimbshme, fotoja e kësaj gruaje po bën xhiron e rrjetin

Një histori e jashtëzakonshme nga pasojat e luftës në Kosovë, është bërë virale në rrjetet sociale, dhe ka marrë dhjetra shpërndarje.

Bëhet fjalë për foton e një gruaje të vjetër nga Gjakova, e cila në kohën e luftës ka humbur të gjithë familjen e saj, burrin dhe katër fëmijët.

Burri i saj dhe katër fëmijët u rrëmbyen në 27 Mars 1999 gjatë një sulmi ushtarak i cili ishte shumë i zakonshëm për kohën, ku më pas ndaheshin burrat nga gratë.

Burrat më së shpeshti do të vriteshin dhe do të futeshin në varre masive, ku më vonë u gjetën dy fëmijët e saj, ndërsa burri i saj dhe dy fëmijët e tjerë janë ende të zhdukur. Djali më i ri ishte 14-vjeç, në momentin që u rrëmbye nga serbët.

Ka pasur një proces në vazhdim për të zbuluar të gjitha varret masive në Serbi, por që ka shkuar shumë ngadalë.

Kjo fotografi është bërë nga fotografi (Artan Korenica), pasi dëgjoi për historinë e saj, se ajo ka ruajtur gjithçka në shtëpi dhe e la të paprekur që kur ishin rrëmbyer dhe për kohën më të gjatë ajo shërbente darkë për të gjithë personat që humbi, me shpresën se ata do të ktheheshin.