Historia e dhimbshme/ Yllka shet pikturat për terapinë mujore, mamaja mes lotësh

yllk.jpg

E dhimbshme, një vajzë e vogël Yllka bën piktura, i shet ato, për të blerë ilaçet e saj.  Yllka vuan nga një sëmundje e rëndë, Fibroza Cistike, e cila dëmton organet e brendshme. Në artin e saj ajo përdor metodën me pika e cila është e rrallë.

“Terapia mujore shkon deri në 1 mijë euro, por për më shumë nuk e di, se as nëna nuk mi tregon. I falënderoj të gjithë, ia kam arritur të siguroj terapinë vetëm prej pikturave. Mua më pëlqen të bëj edhe piktura të mëdha”, është shprehur ajo.

Ndërsa nëna e saj ka deklaruar se Kostoja është e lartë e terapisë, madje edhe mbi 1000 euro.

“Kostoja është e lartë e terapisë, ka raste që i shiten pikturat, ka raste që jo. Varet si i e gjejmë edhe terapinë, njëherë 1800. njëherë 1900 dhe 20100 euro”, është shprehur ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303