TË FUNDIT

Historia e gruas: Bëra 5 vjet burg se shita shtëpinë që bleva… më la dhe burri!

54-vjeçarja Suzana Hoxha ka treguar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan historinë e vështirë të jetës së saj pas kthimit në Shqipëri me familjen. Ajo për 13 vite kishte qëndruar në Greqi, por më pas familjarisht vendosën të ktheheshin dhe të ndërtonin këtu jetën e tyre, por pa e menduar se çfarë e priste. Fillimisht ishte divorci nga bashkëshorti pas 23 viteve martesë, të cilin ajo e pati mjaft të vështirë ta kalonte. Më pas, Suzana vendosi të blejë për dy fëmijët e saj dy hyrje, një në “Fresk” dhe tjetrën në “Astir”. Por hyrja në “Fresk” i solli shumë probleme dhe krijoi për të dhe fëmijët një kalvar të gjatë vuajtjesh.

Ajo tregoi se shtëpia u ble me dokumente të rregullta, por kur shkuan për ta rregulluar, brenda saj gjetën njerëz të tjerë, që u shprehën se ishte shtëpia e tyre. Personi që i kishte shitur shtëpinë, tha se kishte ngatërruar apartament dhe e drejtoi në disa hyrje të tjera që gjithashtu ishin të banuara. Pa asnjë mbështetje dhe orientim sepse çdo derë ku trokiti nuk i dha zgjidhje vendosi ta shiste që të merrte lekët që kishte paguar.

Por në këtë moment, e thirrën në Prokurori dhe pas gjyqit të bërë, Suzana dënohet me 5 vite burg, për shitjen e shtëpisë që e kishte blerë me lekët e saj.

Mirela Milori: Vijmë tek prona tani?

Suzana Hoxha: Në 2014-n mendova të blej dy hyrje për fëmijët, një tek “Fresku” dhe një tek “Astiri”. Shtëpia tek “Fresku” më del me shumë problem. Më pëlqen hyrja dhe vendos ta blej, shkoj tek noterja dhe i them: Është e rregullt hyrja ka ndonjë problem se nuk dua shtëpi me llafe, se kam vuajtur boll. Jo tha, në kompjuter më del e pastër, nuk ka problem. Marr fëmijët e shohin, ju pëlqen vendosa ta blej.

Mirela Milori: Pra u ble një shtëpi? Në çfarë vite u ble?

Suzana Hoxha: Në 2014-n! Bëhet pagesa me të gjitha. Vendosëm ta lyenim dhe t’i ndërroja bravën e shtëpisë. Çoj djalin e vogël, ai merr një usta dhe shkon hap shtëpinë dhe brenda kishte njerëz. I thonë djalit çfarë doni këtu? I thotë djali e ka blerë mami para 3 ditësh. Jo i thotë kjo është shtëpi e huaj, si merr guximin të hysh në shtëpinë e huaj. Marrin djalin dhe ustain e çelësave i fusin brenda në polici, i arrestojnë të dy. Shkoj vetë marr dokumentet, sigurisht lajmëroj dhe të zotët që më kishin shitur shtëpinë mua. Vjen zotëria që më kishte shitur shtëpinë dhe më thotë: Kemi ngatërruar hyrjen. Si e ke ngatërruar hyrjen, ai s’është ndonjë fustan ose veshje?

Mirela Milori: Të ka dhënë hyrjen e gabuar?

Suzana Hoxha: Po është tjetra përballë tha. I fala dhe kur s’i bën vetë këto veprime, njeriu s’kupton shumë.

Mirela Milori: More apartamentin përballë?

Suzana Hoxha: Po tjetrin!

Mirela Milori: Ke dokumente për apartamentin përballë?

Suzana Hoxha: Jo, dokumentet nuk u ndërruan!

Mirela Milori: Të tha do shkosh tek shtëpia përballë dhe ti hyre?

Suzana Hoxha: Shkoj marr çelësat e shtëpisë përballë. Rastisi kati i dytë, me certifikatën, ma kishin gjetur. Çfarë të gjej? Në darkë kishte vënë portë hekuri zotëria i shtëpisë, se kishte marrë lajmin se ne do shkonim në darkë ta hapnim, ta bënim gati për t’u lyer, për t’u rregulluar.

Mirela Milori: Jetonin njerëz prapë atje?

Suzana Hoxha: Ishe i zënë dhe ajo! Dhe kështu me radhë, 3,4. Më çuan tek pallati përballë, ja ku është shtëpia tek pallati përballë. Shkoj në Ministrinë e Drejtësisë: Më bëhet kjo i them. Më përcollën tek Prokuroria.  tvklan

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat