23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Historike për shqiptarët e bashkuar, drejt fitores së Tuzit

spot_img

Kjo e diel po cilësohet si një ditë historike për shqiptarët e komunës së Tuzit në Mal të Zi, të cilët për herë të parë pas 62 viteve u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare. Në siglën “Malësia na Bashkon” partitë shqiptare u bashkuan në një të vetme për të garuar. Procesi i votimit në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe pritet të përmbyllet qetësisht në orën 20 kur të 11 900 banorëve tu jetë dhënë e drejta e votës.

Sipas sondazheve paraprake, më i favorizuari për fitoren është kandidati shqiptar Nik Gjeloshaj që përfaqëson koalicionin e tri forcave politike shqiptare nën sloganin “Malësia na Bashkon”.

Vetë Gjeloshaj deklaroi pas votimi se ai është shpresëplotë që komuna do tu takojë shqiptarëve dhe bëri apel që mbështetësit e tij të shfrytëzojnë orët e mbetura, transmeton “Ora News”.

“Një apel të madh për të gjithë votuesit që të dalin në mënyrë masive që të votojnë, të shfrytëzojnë rastin të jenë pjesë e këtij vendimi historik” është shprehur Gjeloshaj.

Zgjedhjet për komunën e Tuzit dhe veçanërisht dalja e disa partive shqiptare për herë të parë në një sigël të vetme është komentuar me kureshtje dhe ka frymëzuar edhe bashkombas shqiptarë përtej kufijve të vizitojnë vendin apo edhe të votojnë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat