fbpx

“Hoqi nga priza dhe mikrovalën se…”. Artan Hoxha rrëfen si i përjeton familja ‘kërcënimet’ ndaj tij

oqi.png

Gazetari Artan Hoxha ka befasuar me rrëfimin që ka bërë sot, teksa tregon se si i përjeton familja e tij sulmet që i bëhen atij.

Hoxha tregoi një rast kur bashkëshortja e tij kishte hequr çdo aparat elektrik nga priza se mendonte se mund të bllokonte valët e përgjimit.

“Familjarët i përjetojnë më shumë sulmet sesa unë. Bashkëshortja vjen nga bota e medias dhe më kupton, por gjithmonë i përjeton sulmet. Një herë ka arritur deri aty sa hoqi edhe mikrovalën nga priza. Në ato momente unë isha vënë në shënjestër nga politika. Ajo kishte hequr nga priza edhe mikrovalën”, tha Hoxha.

Ai rrëfeu edhe marrëdhënien e veçantë që ka me të birin.

“Unë kam humbur shumë kohë, Djali është 23-vjeç. Ai studion për laborant dentar. Nuk e ka ndjekur profesionin dhe unë aty doja, është shumë i lodhshëm.”, tha Hoxha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303