Hoti, takim me Bashën, merr premtimin live

Capture-3-770x399.jpg

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në vizitën në Shqipëri ka zhvilluar sot një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Isha i nderuar të vizitoja Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha. Biseduam për sfidat që kemi përballë, pandeminë dhe situatat e reja që kemi në Kosovë. Ne dëgjuam edhe vlerësimet e zotit Basha. Sfidat në Kosovë i kemi kaluar me mbështetje nga qeveria shqiptare dhe nga PD. Kemi ndarë të gjitha shqetësimet me zotin Basha, përfshirë edhe taksën e Rrugës së Kombit. Kam zotimin e Zotit Basha që ajo taksë do të hiqet”,- tha Hoti për gazetarët.

Nga ana e tij, kryedemokrati Basha e përforcoi qëndrimin, kur tha: “Do jetë një nga vendimet e ditëve të para të qeverisë së ardhshme”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303