fbpx

Humb jetën elektricisti në Durrës, reagon OSHEE

b16725ca0acc4aaa713c57b293fa558d_L.jpg

Elektriçisti Kliton Xhani humbi jetën gjatë detyrës në qytetin e Durrësit.

Bëhet me dije se ai po punonte në kabinën e rajonit të Durrësit, pikërisht në momentin kur ai ndërron jetë.

Menjëherë ka reaguar OSHEE lidhur me ngjarjen, ku bën me dije se si ka ndodhur aksidenti dhe më pas vdekja e babait të dy fëmijëve.

‘Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të elektriçistit Kliton Xhani, i cili humbi jetën në krye të detyrës ndërsa punonte për mirëmbajtjen (remontin) e kabinës në rajonin e Durrësit. OSHEE po bashkëpunon me organet e drejtësisë të cilat po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti në punë. OSHEE shpreh keqardhje që individë të caktuar, për interesa politike keqpërdorin të tilla ngjarje tragjike duke bërë prokurorin dhe gjykatësin, por edhe duke mos respektuar së paku familjarët e të ndjerit’, ishte reagimi i OSHEE./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303