TË FUNDIT

Humb jetën në spitalin e Prrenjasit, mjeku ligjor lëshon dy certifikata vdekje

Një 42-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Prrenjasit pas dhimbjeve në kraharor me të cilat u paraqit në urgjencë. Familjarët e Isuf Gegës janë të paqartë për shkaqet e vdekjes pasi mjeku ligjor ka lëshuar dy certifikata të ndryshme vdekjeje mbi shkaqet, ndërkohë që spitali ka mungesë të mjekut kardiolog.

Isuf Gega i datëlindjes 16.06.1977 lindur dhe banues ne Fshatin Rrajce u paraqit ne Urgjencën e Spitalit Prrenjas në orën 23.50 minuta të datës 11.09.2019 me dhimbje në zonën pranë zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekut dhe infermierëve për ta shpëtuar Gega ka ndërruar jetë rreth orës 00:15 të datës 12.09.2019 në ambientet e Spitalit Prrenjas.

Në orën 2:45 me autoambulancë është shoqëruar sipas rregullave në morgun e Elbasanit.

Deri në këto momente familjarët akoma janë të paqartë për arsyen e vdekjes së tij pasi deri më tani i njëjti mjek ligjor Altin Kenuti më datë 13.09.2019 ka lëshuar dy certifikata vdekje “Skedë Vdekje” të ndryshme duke shkaktuar konfuzion.

Familjarët akoma janë duke pritur të dalë një ekspertizë mjeko ligjore më e detajuar për të mësuar arsyen e vdekjes së Isuf Geges.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat