fbpx

Humb jetën tragjikisht shqiptari në Greqi

1299c7254e38a082c9ce0df04d727da7_L.jpg

Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi.

Bëhet me dije se pasditen e së mërkurës, shqiptari humbi jetën teksa punonte tokën e një shtetasi grek me traktor në Nea Potidea, Halkidiki.

Sipas mediave greke, punonjësi rreth orës 19:00 po rregullonte me duar frezën e traktorit. Por në kushte ende të panjohura freza nisi të lëvizte dhe tërhoqi poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Ishte pronari tokës që njoftoi menjëherë ambulancën dhe policinë.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spitali por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303